Kuiz: Sa e sigurt është faqja juaj në WordPress?

Kuiz: Sa e sigurt është faqja juaj në WordPress?

Sa e sigurt është faqja juaj në WordPress? Nëse keni një ose disa faqe të ndërtuara me WordPress, ky kuiz me 10 pyetje ju ndihmon të kuptoni sa të përgatitur jeni. Në fund shihni rezultatin dhe një listë me çfarë duhet rregulluar, sipas rëndësisë.

Doni listën edhe me email? Lini emailin dhe jua dërgojmë. Rezultatin dhe listën do t’i shihni menjëherë në këtë faqe, edhe pa email.

Duke e dërguar këtë formular, ju njiheni me Rregullat e Privatësisë.

Mbi rëndësinë e këtij kuizi

Në ditën e sotme sulmet kundër faqeve online janë rritur shumë kryesisht për shkak të automatizimit me teknika të sofistikuara kompjuterike që përdoren nga hakerat për të skanuar dhe sulmuar faqet e panumërta në internet.

Sulmet e automatizuara në masë por edhe ato të shënjestruara mbeten një rrezik i përhershëm që mund t’i shkaktojë dëme faqes tuaj nëse është e ekspozuar. Ndaj, nëse mendoni se kjo nuk do t’ju ndodhë juve, dijeni se është thjesht çështje kohe. Veçanërisht faqet e ndërtuara me WordPress janë një shënjestër e lehtë, për shkak se janë shumë të përhapura.

Temën e sigurisë online e kemi prekur mjaft herë, ndaj këtë herë deshëm t’ju nxisim të mendoni seriozisht për sigurinë e faqes apo faqeve tuaja të ndërtuara me WordPress.

Sot, mbi 30% e faqeve që ekzistojnë në internet janë të ndërtuara me WordPress. Ndërsa në sferën e platformave të menaxhimit të përmbajtjes (Content Management Systems – CMS) WordPress zë rreth 60% sipas të njëjtit burim. Ky përdorim masiv e bën edhe një shënjestër të lehtë për hakerat e çdo lloj niveli në internet pasi shpesh ata nuk kanë nevojë të zbulojnë gjithë pikat e dobëta të faqes tuaj por mund të sulmojnë shumë faqe duke përdorur vetëm një apo disa pika të dobëta. Ndërkohë, çdo ditë raportohen mijëra faqe të sulmuara shumica e të cilave nuk japin asnjë shenjë sulmi!

Burimi: Pyetjet e këtij kuizi bazohen mbi kuizin e publikuar nga shërbimi i sigurisë WebARX.

Provoni edhe kuizin: Si krahasohen zakonet tuaja me ato të njerëzve të suksesshëm?

Kthehu në krye